Kompania CIKLOPEA sh.p.k. funksionon si partner i jashtëm i specializuar (outsourcing) gjuhësor, i cili për klientët e vetë ofron shërbim dhe përkrahje të kompletuar gjuhësor. Shërbimet nga portfolio e CIKLOPEA-së janë të ndara në katër grupe bazike të shërbimeve: shërbime përkthimi, përkthime gjyqësore, lokalizime dhe konsulencë.
Grupi i shërbimeve të përkthimit ka të bëjë para së gjithash me udhëheqjen e projekteve të përkthimit, shërbimeve të përkthimeve të shkruara dhe shërbimeve përcjellëse siç janë redaktimi dhe lektorimi gjuhësor. Në mesin e shërbimeve të përkthimeve gjyqësore janë shërbimet e përkthimeve me shkrim të vërtetuara nga përkthyesi gjyqësor, përkthim simultan (gjyqësor), përkthim konsekutiv (gjyqësor) dhe shërbimet e ofrimit të paisjeve teknike për konferenca dhe përkrahjes teknike në organizimin e konferencave, takimeve dhe udhëtimeve si shërbime shtesë që janë të ndërlidhura me shërbimet e përkthimit gjyqësor. Në grupin e shërbimeve të lokalizimit bëjnë pjesë shërbimet e udhëheqjes së projekteve të lokalizimit, shërbimet e lokalizimit, internacionalizimi, globalizimi si dhe thyerjet dhe përgatitjet grafike (DTP – Desktop publishing) si dhe korrigjime të shtypit si pjesë përcjellëse e shërbimeve të lokalizimit. Grupi i shërbimeve të konsulencës përfshin një spektër të gjerë të shërbimeve këshilldhënëse, edukuese dhe shërbimeve tjera nga spektri i ekspertizës gjuhësore. Këto në rallë të parë kanë të bëjnë me konsulencë gjuhësore dhe ndërkulturore, konsulencë gjatë procesit të përkthimit, edukim, shkrim të teksteve autoriale (Copywriting), konsulencë SEO, shkrim të teksteve autoriale SEO për faqe interneti (SEO Copywriting) dhe shkrim të teksteve shumëgjuhëshe autoriale SEO për faqe interneti (Multilingual SEO).