BPSH – Biznes me përgjegjësi shoqërore
Biznesi me përgjegji shoqërore është i definuar si formë e vetërregullimit të korporatës në kuptimin e përmbajtjes dhe përshtatjes me ligjet, normat ndërkombëtare dhe standardet etike. Qëllimi i BPSH-së është që kompanitë të pranojnë një formë të tillë të sjelljes dhe ta vendosin në planet e tyre strategjike, duke menduar për të punësuarit, mjedisin, furnizuesit, klientët, komunitetin lokal dhe palët tjera të cilat janë relevante për kompaninë.
Në botë ekzistojnë disa organizma që rregullojmë biznesin me përgjegjësi shoqërore. Rrjeti më i madh i biznesit me përgjegjësi shoqërore është UN Global Compact, 10 parimet e të cilit CIKLOPEA i pranon dhe promovon në punën e saj. Përpos Global Compact ekziston edhe Global Reporting Initiative udhërrëfyesi i të cilit është bazë e raportimit për Biznesin me përgjegjësi shoqërore. Më tutje ISO 26000 paraqet normën e përgjegjësisë shoqërore. Ciklopea nga viti 2012 është anëtare e GRI dhe e Global Compact.